Përjashtimi i Jozit nga “BBVA”, Loredana: Javë e turbullt!
Mbrëmja e sotme në Prime, nisi me përjashtimin e Jozefit dhe G Banit.
Loredana dhe Valbona komentuan largimin e tyre.
Loredana u shpreh se ka qenë një javë e turbullt për të, ndërsa theksoi se po kërkon të bëjë më të mirën
“Ka qenë një javë e turbullt. Po kërkoj të bëj më të mirën”, u shpreh ajo.
Ndërsa Valbona tha se ka pasur një javë të ngarkuar emocionalisht, duke shtuar se ndihet mungesa e të dyve në shtëpi.
“Ka qenë një javë shumë e ngarkuar emocionalisht, mu duk sikur iku një pjesëtar i familjes, është mik i shokëve të mi më të mirë. Edhe për G Banin, që kemi pasur ulje ngritje tonë. Ka kërkuar falje kur kemi përdorur fjalë jo të duhura. Ndihet shumë mungesa e të dyve, por ishin gabime të rënda”, tha gazetarja.