Sat, Apr 19, 2025

Arrestimi i Veliajt, Rama: Kemi për detyrë të garantojmë drejtësi të pavarur nga pushteti politik dhe të ngremë zërin kur vërejmë abuzime

  • PublishedFebruary 12, 2025

Arrestimi i Veliajt, Rama: Kemi për detyrë të garantojmë drejtësi të pavarur nga pushteti politik dhe të ngremë zërin kur vërejmë abuzime

Kryeministri Edi Rama, shprehet se ditën e nesërme, në orën 08:30, do të jetë live me rubrikën “Sy m’Sy” lidhur me ngjarjet e fundit që kanë në thelb raportin drejtësi-politikë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se “Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike.”

Sakaq, Rama shton se “Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.”

Postimi i plotë:

Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.