Sun, Mar 30, 2025

“I kam hyrë në hak familjes”- “Bashkëshortja ime është kryezonjë”- Zbardhen replikat në GJKKO! Veliaj: Është përndjekur në mënyrë perverse! Prokurori: Veshjet dhe bizhuteritë me kod…

  • PublishedFebruary 12, 2025

“I kam hyrë në hak familjes”- “Bashkëshortja ime është kryezonjë”- Zbardhen replikat në GJKKO! Veliaj: Është përndjekur në mënyrë perverse! Prokurori: Veshjet dhe bizhuteritë me kod…

Teksa pritet një vendim nga GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë zbardhur replikat midis tij dhe prokurorëve në seancën gjyqësore.

Në fjalën e tij Veliaj tha: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar. Unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë, edhe të diele, edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e  fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat  e fëmijës tek shtëpia e gjyshes.

Bashkëshortja ime është krye Zonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse .

Këtu ka ndërhyrë prokurori qe i ka kërkuar të ruajë etikën në komunikim , dhe replika e Veliajt ishte : Pse të dogji , nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën.

Prokurori i tha: Sepse i ke shkruar ne facebook. Këtu nuk je në facebook ndaj përmbahu provave dhe fakteve.

Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri

 

Elman  Abule nën arrest në  burg kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore

 

Fatmir Bektashi ka kërkuar që ti caktohet e njëjta datë ne të cilën paraqitet edhe për dosjen partizani.

 

Gentian Sula ka kërkuar që të paraqitet njëherë në muaj për shkaqe shëndetësore

 

Meriman Palushi ka kërkuar heqje masë sigurise ose  qe të paraqitet 2 herë në muaj