Mehmeti realizon gol në Championship, i 10-ti në këtë sezon me Bristol City
Anis Mehmeti protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol me Bristol City, në ndeshjen e kampionatit të Championship ndaj Stoke City. Ai shfrytëzoi në maksimum një asist të Sykes, për të dërguar topin në rrjetë.
Për Mehmetin kjo është ndeshja e 30-të në këtë sezon, teksa ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar një asist. Për të, ky është sezoni i 3-të me Bristol.