VIDEO/ Brugge triumfon ndaj Atalantës, një gol me penallti në fund nderon belgët në Champions
Brugge mund 2-1 Atalantan në Belgjikë, takim ky i vlefshëm për ndeshjen e parë të Play Off të Champions League. Vendasit realizuan pas 15 minutash lojë, me anë të Ferran Jutgla. Ekipi i Gasperinit ia doli që të vendosë ekuilibrat me anë të Pasalic, në minutën e 41-të.
Hien shkaktoi penallti në fund të ndeshjes, duke i dhënë mundësi Brugge që të fitonte, falë golit të Nilson. Ndeshja e kthimit luhet me 18 shkurt.
(J.S/)