Mon, Apr 21, 2025

ZYRTARE/ Taulant Xhaka thotë mjaft, lë futbollin e luajtur 

  • PublishedFebruary 12, 2025

ZYRTARE/ Taulant Xhaka thotë mjaft, lë futbollin e luajtur 

Taulant Xhaka thotë mjaft. Mesfushori shqiptar lë futbollin e luajtur në moshën 34-vjeçare. Xhaka ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Zvicër, teksa ka dhënë kontribut për Grasshopers dhe Basel.

“Gjithçka që kam mundur të përjetoj me këtë klub deri më tani është ende një ëndërr për mua , sidomos si vendas i Bazelit. Kam qenë në gjendje të përjetoj kaq shumë momente të mrekullueshme në klub, kam pasur kaq shumë bashkëlojtarë të mëdhenj në dhomën e zhveshjes dhe kam qenë në gjendje të luaj kundër futbollistëve më të mirë në botë. Ishte gjithmonë e rëndësishme për mua që të vendosja vetë që të ndaloja të luajturit futboll dhe kam arritur në konkluzionin që në verë do të jetë ai moment.

Do të jem 34 vjeç në fund të marsit dhe çfarë mund të jetë më mirë se të tërhiqem në moshën 34-vjeçare, numrin që kam mbajtur mbi shpinë që te të rinjtë”, tha ai.

Xhaka numëron 30 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net