Fri, Mar 14, 2025

24-vjeçari përplasi makinën mes turmës së njerëzve në qendër të qytetit të Mynihut, raportohet për 20 të plagosur! Ja për çfarë njihej azilkërkuesi afgan

  • PublishedFebruary 13, 2025

24-vjeçari përplasi makinën mes turmës së njerëzve në qendër të qytetit të Mynihut, raportohet për 20 të plagosur! Ja për çfarë njihej azilkërkuesi afgan

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë përplasi një turmë me qytetarë në qendër të qytetit të Mynihut.

Disa prej personave të plagosur raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Zyrtarët thonë se i dyshuari ishte i njohur për policinë për vepra penale të vjedhjes dhe drogës.

Sipas, policisë gjermane shoferi është një azilkërkues 24-vjeçar afgan.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder deklaroi se përplasja e turmës dyshohet se është një sulm.

“Sulmi tregon se duhet të ndryshoj diçka në Gjermani dhe shpejt”, thotë ai.