Fri, Mar 14, 2025

Emergjencë në sulm, Thuram e Arnautoviç në dyshim ndaj Juves

  • PublishedFebruary 13, 2025

Emergjencë në sulm, Thuram e Arnautoviç në dyshim ndaj Juves

Inter arriti të marrë frymë lirisht, pas triumfit 2-1 të hënën në mbrëmje ndaj Fiorentinës, duke harruar shumë shpejt humbjen e vetëm pak ditëve më parë ndaj vjollcëve në sfidën e prapambetur. Një fitore që pati vlerë të dyfishtë, pasi kampionët në fuqi ngushtuan edhe diferencën e pikëve në renditje me Napolin që barazoi ndaj Udineses. Megjithatë në kampin e skuadrës zikaltër nuk ka vetëm lajme poztive, pasi fitorja me Fiorentinën u shoqërua edhe nga dëmtimet e Thuram, Arnautoviç dhe Bastonit.

E marta ishte ditë pushimi në Appiano, ndërsa të mërkurën Thuram dhe Arnautoviç, nuk u panë të stërviten me grupin, gjë që shton edhe më shumë dyshimet për një mosprezencë të tyre të dielën në mbrëmje në supersifidën e derbit të Italisë ndaj Juventusit.

Megjithëse analizat nuk kanë konstatuar lëndime të rënda tek dy sulmuesit e Inzaghit, ata sërish nuk janë në gjendje të kryejnë stërvitje të plotë me grupin. Në rast se nuk ja dalin, pritet që në repartin ofensiv, Inzaghi të jetë i detyruar të aktivizojë dyshen Lautaro Taremi.

Ndërkohë nuk ka asnjë problem për Bastonin, që është riaftësuar plotësisht. Nga krahët rikthehet Dumfries nga skualifikimi si dhe Di Marco që la pas gjendjen gripale që e detyroi të mos ishte prezentë në sfidi Marco që la pas gjendjen gripale që e detyroi të mos ishte prezentë në sfidën ndaj Fiorentinës.


AlbaniaWeb.net