“Kemi fituar vetëm pjesën e parë”, Kompany nuk e quan ende të mbyllur kualifikmin
Bayern i Mynihut bën detyrën teksa del triumfues nga akti i parë i fazës play-off, pasi mposhti 1-2 në transfertë kampionët skocezë të Celtic Glasgow, duke shkuar e qetë drejt objektivit kualifikim në sfidën e dytë, që do të luhet 1 javë më pas në “Allianz Arena”.
Sfida nisi vrullshëm për Celtic që të mbështetur edhe nga tifozeria e tyre e zjarrtë, duke gjetur golin e avantazhit që pa u mbushur minuta e parë me Kuhn, por me golin që u anulua për një poziicon të parregullt.
Bayern merr më pas frenat e lojës në dorë, aty ku nis të ngacmoj portën e Schmeicel. Do të vinte vetëm fundi i pjesës së parë, aty kur bavarezët do të kalonin në avantazh, me francezin Olise që nxjerr nga repertori i tij një goditje mjaft të bukur që ndalet në trekëndësh. Pjesa e parë mbyllet me gol e dyta nis sërish po me gol për miqtë, teksa pas një goditje nga këndi, Harry Kane i harruar në shtyllën e dytë gjen golin e dytë për Bayern. Celtic mundohet të reagojë dhe mundi i tyre shpërblehet 11 minuta nga fundi, kur pas një goditje nga këndi, Maed përfiton nga një përgjumje bavarezëve brenda zonës, duke gjetur golin e shkurtimit të diferencave. Përfundimisht mbyllet 1-2 sfida pavarësisht tentativave të skocezëve për të gjetur golin e barazimit në fund.
I kënaqur me rezultatin në përfundim të takimit ishte tekniku belg i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany: “Ndoshta ngjan si klishe, por është mbyllur vetën pjesa e parë. Kemi marrë një rezultat shumë të rëndësishëm.E njoh këtë ambient. Këtu është e vështirë për këdo kundërshtar, ndaj kjo e bën edhe më të vlefshëm triumfin tonë”.
Ndërkohë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit ka hedhur edhe skuadra e Benficës, me portugezët që triumfuan 0-1 në Principatë, ndaj vendasve të Monaco. Një gol shumë i bukur nga sulmuesi grek Vangelis Pavlidis i dha suksesin ekipit të Benficës e cila shkon më e qetë në sfidën e kthimit. Për t’u për mëndur edhe fakti që Monaco luajti thuajse të gjithë fraksionin e dytë me një lojtar më pak, pas daljes nga loja të mesfushorit Al Musrati me karton të kuq.