Sun, Mar 16, 2025

“Nëse nuk mbroni Edi Ramën harrojeni SPAK”- Kryeministri: Erion Veliaj nuk është i pandehur

  • PublishedFebruary 13, 2025

“Nëse nuk mbroni Edi Ramën harrojeni SPAK”- Kryeministri: Erion Veliaj nuk është i pandehur

Kryeministri Edi Rama thotë se kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili dje u la në masën e sigurisë arrest me burg nuk është i pandehur.

“Kam një pyetje, e dini ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit? I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokurori është e vetëdijshëm që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush që prokurori kërkon burg, kam prova dhe fillo gjyqin.

Pyetje a dytë që kam! A e doni që kryetari i bashkisë nuk është i pandehur. Pra vetëm prokuroi nuk mendon që nuk është gati të kërkojë hapjen e gjyqit, pasi nuk ka prova të mjaftueshme.

Statusi i Veliajt sot tregon këtë. Për të gjitha ata që thonë ç’pati Rama, u tërbua, iu vërsul SPAK, të mbrojmë SPAK nga Edi Rama… Nëse nuk mbroni Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS harrojeni SPAK, nuk kemi SPAK.  Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Nuk do kishte as diskutohet, por as s’ka. Sepse bufi i kënetës e thotë, më jepni votën të shkrij SPAK’, tha Rama.