Fri, Mar 28, 2025

Robert F Kennedy Jr konfirmohet zyrtarisht si Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në qeverinë e re amerikane

  • PublishedFebruary 13, 2025

Robert F Kennedy Jr konfirmohet zyrtarisht si Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në qeverinë e re amerikane

Senati amerikan, ka konfirmuar me 52 vota pro Robert F Kennedy Jr, si Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në qeverinë e re amerikane.

Kennedy tani do të shërbejë si një nga zyrtarët kryesorë të shëndetit publik në vend.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore përbëhet nga një numër agjencish shëndetësore kryesore federale, duke përfshirë Administratën e Ushqimit dhe Barnave, Institutin Kombëtar të Shëndetit, Qendrat për Shërbimet e Medicare dhe Medicaid, dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Gjatë seancave të konfirmimit në Capitol Hill, Kennedy mohoi të ishte kundër vaksinës, duke u thënë senatorëve se “unë besoj se vaksinat luajnë një rol kritik në kujdesin shëndetësor.”

Sipas CNN, gjatë seancave të tij të konfirmimit, Kennedy bëri gjithashtu disa gabime kur përshkroi se si funksionojnë Medicare dhe Medicaid, duke thelluar shqetësimet e demokratëve për aftësinë e tij për të udhëhequr agjencinë masive.

Si sekretar i HHS, ai do të mbikëqyrë dy programet që ofrojnë sigurim shëndetësor për më shumë se 150 milionë amerikanë.