Tue, Mar 18, 2025

Vdekja e 12 vjeçarit Leo Sadiku në QSUT/ Prokuroria Korçë shpall moskompetencë për hetimin e rastit, çështja i kalon organit të akuzës Tiranë, ja arsyeja

  • PublishedFebruary 13, 2025

Vdekja e 12 vjeçarit Leo Sadiku në QSUT/ Prokuroria Korçë shpall moskompetencë për hetimin e rastit, çështja i kalon organit të akuzës Tiranë, ja arsyeja

Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë për çështjen e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën disa javë më parë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Prokuroria e Korçës ka regjistruar kallëzim penal për rastin, pas denoncimit nga familja e të miturit të cilët kallëzuan mjekët e Korçës dhe të Tiranës për neglizhencë, me pasojë vdekjen e djalit të tyre.

Arsyeja se pse Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë, është sepse vdekja e Leo Sadikut ka ndodhur në QSUT.

Çështja tashma do t’i kaloje për hetim Prokurorisë së Tiranës.