Sat, Mar 15, 2025

Zyrtare, Partizani rinovon me mesfushorin deri në vitin 2029

  • PublishedFebruary 13, 2025

Zyrtare, Partizani rinovon me mesfushorin deri në vitin 2029

Partizani ka rinovuar me Gjerigji Kote. Lajmi është bërë publik nga klubi, në rrjetet sociale. Mesfushori do të qëndrojë në kryeqytet, deri në vitin 2029.

“FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gjergji Koten. 20 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2029, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e mesfushorit të talentuar te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar”- shkruan klubi.


AlbaniaWeb.net