Mon, Apr 21, 2025

“Bistri, super mafiozi më i besuar i Lubisë”- Zbulon prapaskenat për arrestimin e Veliajt, Berisha: Balluku jepte lista për përgjime! Rama ishte për arrest shtëpie, nuk ia mori mendja që…

  • PublishedFebruary 14, 2025

“Bistri, super mafiozi më i besuar i Lubisë”- Zbulon prapaskenat për arrestimin e Veliajt, Berisha: Balluku jepte lista për përgjime! Rama ishte për arrest shtëpie, nuk ia mori mendja që…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbërthyer të gjithë skemën, që sipas tij çoi në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, prapa gjithë dosjes qëndron Belinda Balluku dhe Oltion Bistri, ish shefi i operacionales, i cili ndodhet në burg.

Ish-kryeministri tha se letra në SPAK ka shkuar nga Fieri, aty ku ndodhet në burg edhe Oltion Bistri.

Sipas Sali Berishës, Oltion Bistri kishte vendosur një sistem përgjimi, por u zbulua, ndërsa listën për të përgjuar ia jepte Balluku.

Kreu i PD-së deklaroi se Rama ishte për arrest shtëpie, por nuk e mendoi vendimin e prokurorëve dhe të gjykatësve, ndërsa theksoi se kryeministri nuk e donte në burg Veliajn, pasi sipas tij e shikon veten bashkë me të.

“Ky zotëria, Nesti Angoni është Lubi Balluku me Edi Ramën. Letra ka ardhur nga burgu i Fierit, Bistri është në burgun e Fierit. Por Bistrin nuk e zbërthyet, media e kaloi Bistrin. Bistri ishte një super mafioz, më i besuar për Ramën dhe Lubinë, sepse ai kishte vendosur sistemin e regjistrimit të zyrtarëve të tjerë jashtë procedurave të prokurorit të përgjithshëm, prokurorisë speciale, gjykatave dhe shërbimeve të fshehta. Ai kishte vendosur një sistem të veçantë  përgjimi dhe u zbulua.

Në mënyrë absolute kishte vetëm një njeri që i jepte listë dhe kjo ishte Lubi Balluku. Në letrën e Angonit ka të dhëna të qarta të regjistrimit të telefonave të Veliajt, bashkëshortes dhe bashkëpunëtorëve nga Bistri.

Rama përgatiti të gjithë gropën, por ishte për një arrest shtëpie dhe nuk ia preu mendja se prokurori dhe gjykatësi…ato që paraqiti qeveria e fundosën Erion Veliajnë. Është vepër e përbashkët. A e donte Rama sot në burg? Jo se e sheh vetën bashkë me të”, tha Sali Berisha.