Sat, Apr 19, 2025

Dhunoi shefin e financës, shkarkohet drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër! Ja nga kush zëvendësohet (EMRI)

  • PublishedFebruary 14, 2025

Dhunoi shefin e financës, shkarkohet drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër! Ja nga kush zëvendësohet (EMRI)

Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është shkarkuar pasi ka dhunuar shefin e financës së spitalit.

Në vend të saj është emëruar Astrit Ademi.

Ngjarja ndodhi me datë 11 shkurt, kur dhe shefi i financave denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tij nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër.

Policia njoftoi se ajo e ka goditur shefin e financave me një send të fortë në fytyrë, pas një konflikti mes tyre.

Sakaq, Irini Shehu po hetohet për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

“Shtetasi me iniciale Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“, njofton policia.