Premtimi romantik i Meghan Markle për Princin Harry
Sot është një ditë e veçantë për të dashuruarit, pasi ata festojnë dashurinë e tyre, me rastin e festës së Shën Valentinit. Mes tyre është edhe Meghan Markle, e cila është kujdesur t’i shprehë dashurinë e saj Princit Harry me një postim në rrjetet sociale.
Dukesha e Sussex ka postuar një foto me bashkëshortin e saj në llogarinë personale në Instagram dhe i ka kushtuar disa fjalë dashurie. Në foton që ka postuar, Meghan Markle dhe Princi Harry duket se “ndërpresin” darkën e tyre për të shkëmbyer një puthje.
Në mbishkrimin me të cilin ka shoqëruar postimin e saj, Meghan Markle fillimisht i është referuar mungesës së të dashurit të saj, pasi këto ditë ai ndodhet në Kanada dhe më konkretisht në Vankuver për Lojërat Invictus. “Duke u kthyer në shtëpi te foshnjat e mia, më mungon Shën Valentini, ndërsa ai vazhdon punën e tij në Lojërat Invictus, duke ndryshuar jetën dhe duke na kujtuar fuqinë e shërimit dhe qëndrueshmërisë përmes këtyre veteranëve të jashtëzakonshëm dhe familjeve të tyre ”, shkroi Meghan Markle.
Më pas ajo shprehu admirimin e saj për të, ndërsa i dha një “premtim” humoristik për të qëndruar përgjithmonë bashkë dhe për të ngrënë ushqimet e tyre të preferuara. “Jam jashtëzakonisht krenare për bashkëshortin tim dhe për atë që ai ka arritur. “Dashuria ime, të premtoj se do të ha burgers, patate të skuqura dhe peshk me ty përgjithmonë… Faleminderit”, shkroi ajo.