Sun, Apr 20, 2025

Sigurohet Eurobondi për Shqipërinë, Rama: Ky ishte emetimi më i suksesshëm për vendin tonë! Të gjithë kanë besim tek ekonomia jonë

  • PublishedFebruary 14, 2025

Sigurohet Eurobondi për Shqipërinë, Rama: Ky ishte emetimi më i suksesshëm për vendin tonë! Të gjithë kanë besim tek ekonomia jonë

Kryeministri Edi Rama, përmes rubrikës së tij “Çkemi ndo1 të re”, ka reaguar lidhur me lajmin e emetimit të Eurobondit 10-vjeçar për Shqipërinë.

Përmes një video të postuar prej tij në rrjete sociale, Rama shprehet se ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i përket interesit të lartë të investitorëve të huaj dhe normën e ulët të interesit.

Në fund të postimit Rama thotë se kjo tregon se të gjithë po i besojnë ekonomisë dhe financës së Shqipërisë.

Edi Rama: Përshëndetje jam shumë i gëzuar se sapo u mbyll me sukses procesi Eurobondit 10-vjeçar, sapo morëm dritën jeshile se mund ta ndajmë këtë me opinionin publik. Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i përket 3 gjërave

Së pari interesit të investitorëve të huaj, ofruan 4.3 herë më shumë se sa nevoja jonë. Madje gjatë ditës oferta vajti në 5.7 herë më shumë se sa nevoja jonë. Gjë që bëri të ulim normën e interesit për të larguar një pjesë të investitorëve. Ky mbulim më i larti i regjistruar në vendet e Europës qendrore dhe lindore që nga tetori 2024
Së dyti numri më i lartë i investitorëve me 159 të tillë të interesuarit.

Së treti normë interesi më të ulët për Shqipërinë se sa për vendet si Serbia dhe Rumania për obligacionet 10 vjeçare.
Në thelb ka vetëm një fjalë që i thotë të gjitha besim të Shqipëri, te ekonomia dhe te financat e Shqipërisë.