Sat, Apr 19, 2025

Tri dekada dashuri, ish-futbollisti Hysen Zmijani suprizon bashkëshorten në Ditën e të Dashuruarve

  • PublishedFebruary 14, 2025

Tri dekada dashuri, ish-futbollisti Hysen Zmijani suprizon bashkëshorten në Ditën e të Dashuruarve

SHKODER
Ky është Hysen Zmijani, ish-futbollisti i njohur shkodran, i cili surprizoi bashkëshorten Rozafa Zmijani në Ditën e të Dashuruarve.

14 Shkurti i këtij viti është i veçantë për çiftin e njohur në Shkodër sepse kurorëzojnë edhe 30-vjetorin e njohjes së tyre.

Në fillim të viteve ‘90 çifti u zhvendos për të jetuar fillimisht në Arabinë Saudite, ku Zmijani nisi një karrierë të re në ekipin, ku sot luan Cristiano Ronaldo dhe më pas vijuan rrugëtimin e tyre në Francë, Gjermani, për t’u rikthyer pas disa vitesh në Shqipëri. Kjo bëri që tri vajzat e tyre të lindin në tri shtete të ndryshme.

Sekreti i kësaj dashurie 30-vjeçare për Hysen dhe Rozafa Zmijanin është toleranca dhe respekti i ndërsjellë, ndërsa përcjellin edhe një mesazh për çiftet e reja.

Përveçse një model në sportin e futbollit, Hysen Zmijani përcjell po aq klas dhe finesë edhe në jetën bashkëshortore.


AlbaniaWeb.net