U bë nënë për herë të dytë, Fatma Haxhialiu zbulon emrin e të birit
Fatma Haxhialiu, e cila u bë nënë për herë të dytë disa ditë më parë, zbuloi sot emrin e veçantë te djalit.
Përmes një postimi në Instagram, Fatma bëri me dije se emri që ajo i ka vendosur të birit është Noar.
“Emër i vjetër Ilir referuar lumit Noarus. Në kultura e fe të tjera. Dritë, I ndriçuar, ai që sjell dritën. Referuar ndriçimit të butë të hënës dhe diellit”, shkruan Haxhialiu krahas disa fotove të bebes Noar.