Wed, Feb 19, 2025

3 kartonë të kuq, Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët, nuk ka fitues në “Elbasan Arena”

  • PublishedFebruary 15, 2025

3 kartonë të kuq, Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët, nuk ka fitues në “Elbasan Arena”

Barazim pa gola ndërmjet Dinamos dhe Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores të luajtur në “Elbasan Arena”.

Rasti i parë serioz i takoi Dodajt, i cili vendosi në provë Teqjan, por e menjëhershme ishte përgjigjja e portierit.

Pas 22 minutash lojë, ndeshja kthehet në “malore” për dinamovitët, që mbeten me një lojtar më pak. Karamba u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pas një faulli të shkaktuar ndaj Balajt.

Shkodranët u përpoqën që të shfrytëzojmë superioritin numerik, teksa Gruda pati një shans ideal, por nuk e konkretizoi si duhet.

Pa gola përfundoi pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë do ishte edhe më emocionuese.

Në çerek ore lojë, Vllaznia do të merrte goditje të rëndë, pasi dy futbollistët do ndëshkoheshin me kartonë të kuq nga kryeso. Fillimisht u “skuq” Bajrami për një ndërhyrje ndaj Zabërgjës, ndërsa më pas të njëjtin fat pati edhe Jago, për një faull ndaj Maliqit.

Ritmi i ndeshjes ra, me të dyka skuadrat që u kujdesën që të mos pësonin gol, duke shtrënguar duart në fund për një barazim 0-0.

Me këtë rezultat, Vllaznia është në vendin e dytë me 44 pikë, ndërsa Dinamo e 3-ta me 41 pikë.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net