Ardhja e LaCivita në Tiranë, Paloka zbulon çfarë u tha kolegëve: Në momentin që Berisha doli në konferencë me të, u shkrova në Whatsapp se…! Pse mendoja se Veliaj nuk do të arrestohej
Deputeti i PD, Edi Paloka, ka komentuar ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë, duke deklaruar se kur Sali Berisha doli në konferencë me të, u ka thënë kolegëve “prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë”.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, me moderatorë Nisida Tufën, ai tha se i kishte shkuar mendja te arrestimi i Erion Veliajt, por shtoi se nuk e kishte menduar në këtë moment sepse sipas tij, ishin përpara zgjedhjet.
“Pa e menduar që aksioni i Ramës do të ishte arrestimi, këtë ua kam thënë edhe kolegëve të mi. Në momentin që Berisha doli në konferencë për shtyp me të dërguarin e Trump, LaCivita, shkrova në grup se tani prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë”.
Unë e mendoja arrestimin, për Veliajn kam thënë që këtë nuk e arrestojnë se u duhet për zgjedhje, por ky ishte i vetmi lajm që mund të sfumonte lajmin e ardhjes së LaCivita-s.
Për pak minuta më ka ardhur dhe lajmi se mund të arrestohej Veliaj dhe ende nuk ishte ekzekutuar urdhri, dhe e kam shkruar dhe këtë në grupin e deputetëve”, tha ai.