Dalin pamjet nga aksidenti tragjik! E fejuara humbi jetën, 34-vjeçari i plagosur në gjendje kritike, dërgohet tek Trauma
Detaje të reja dalin nga aksidenti me vdekje në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt).
34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike në të cilën ndodhet.
I riu u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Ndërkohë mësohet se viktima në aksidetin tragjik, në vendin e quajtur Pishkash, është e fejuara e 34-vjeçarit.
Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.
Makina që drejtohet nga 34-vjeçari është përplasur me forcë me një kamion me targa të Shkupit.