“Do të depozitoj padi në SPAK!”- Bardhi për kryebashkiaken e Roskovecit: Ajo dhe Balluku kanë prioritet interesin e tyre personal
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Sali Berisha, ka denoncuar kryetaren e Bashkisë së Reskovecit, duke thënë se ka shkelur ligjin dike lejuar ndërtimin e një termocentaral në zonë bujqësore.
Bardhi thotë se do të depozitojë në SPAK kallëzim për rastin, teksa shprehety se “çdo ditë dalin prova sesi Majlinda Bufi dhe Belinda Balluku nuk kanë prioritet interesin e qytetarëve, por kanë prioritet vetëm interesin e tyre personal”.
Postimi i Bardhit:
Bëmat e shkeljes së ligjit nga Majlinda Bufi nuk kanë të sosur!
Çdo ditë dalin prova sesi Majlinda Bufi dhe Belinda Balluku nuk kanë prioritet interesin e qytetarëve, por kanë prioritet vetëm interesin e tyre personal. Të gjitha provat e shkeljes flagrante të ligjit në këtë rast të zbuluara nga investigimi i emisionit “Piranjat” do të depozitohen të hënën më SPAK. Uroj shumë që prokuroria speciale të ndëshkojë me forcën e ligjit abuzimin flagrant me ligjin dhe dëmtimin me dashje të interesit të qytetarëve.
Në një zonë bujqësore që me ligj nuk lejohet ndërtimi, nuk mund të ndërtohet vetëm sepse interesi personal korruptiv i Belindës dhe Majlindës e kërkon! Ligji mbi çdo interes personal duhet të jetë modeli i sjelljes së çdo zyrtari publik. E kundërta është guxim prej krimineli dhe që nuk mund të kalojë pa pasoja!