Wed, Feb 19, 2025

Dortmund pëson disfatë, verdhezinjtë bien ndaj Bochum në Bundesligë

  • PublishedFebruary 15, 2025

Dortmund pëson disfatë, verdhezinjtë bien ndaj Bochum në Bundesligë

Dortmund pëson disfatë në Bundesligë. Verdhezinjtë u mundën 2-0 nga Bochum, në ndeshjen e luajtur në transfertë.

Vendimtar në këtë takim ishte Masouras, i cili realizoi dy gola. Masouras shënoi në minutën e 33-të, ndërsa dyfishoi llogaritë vetëm 2 minuta më pas.

Të besuarit e Niko Kovac shtuan ritmin në pjesën e dytë dhe u hodhën në sulm për të ngushtuar shifrat. Gjithsesi, Bochum mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë 3 pikë jetike.

Dortmund është në vendin e 11-të, shumë larg pritshmërive.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net