Egnatia, Tetova: Ecuri pozitive e skuadrës, të vijojmë me këtë ritëm
Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova komentoi fitoren 2-0 ndaj Partizanit.
“Mendoj se është një ecuri të mirë, që në fillimin e janarit, në 2025. Janë 6 fitore, një ogur i mirë për skuadrën. Po punojmë mirë, por sot, në fraksionin e dytë të pjesës së parë, me ndërrimin e Malotës, shfaqëm disa cedime ku Partizani u shfaq disa herë para portës. Pastaj në pjesën e dytë me dy ndryshime me kohën e presingut si skuadër, mendoj se dominuam pjesën e dytë. I kënaqur? Patjetër që jam i kënaqur.
Në këtë moment që ishim më shqetësonte, se Sota mendoj që vjen nga një gjashtëmujorësh pa minuta në këmbë. Bëri atë ndeshje të mirë në Elbasan por dihet që një ndeshje e nxjerr, se kalon pastaj te pjesa që muskuli lodhet dhe mendoj se nuk ishte i gatshëm. Bylis ishte i dëmtuar, mendoj se sakrifikoi edhe ato minuta që luajti. Mendoj se me kalimin e kohës, me pak stërvitje apo përqendrim me tepër, gjërat të shkojnë e të jenë konstante.
Dajsinani ka meritat e veta, sigurisht kam qenë shtysa numër 1 për të pasur Dajsinanin në ekip. Mendoj se që nga ikja e Alenit ishim në tratativa, por pa u mbyllur. Mendoj se ishte momenti, skuadra kishte nevojë, jo se Dobjani po bënte keq, por ishte diçka tjetër. Por në një skuadër të pjekur kërkohej një kualitet pak më tepër se ai që kishim.
Premio? Ka pasur ndeshje pas ndeshje, se kur bëhen 3 fitore radhazi pastaj premio vazhdon çdo ndeshje.
Por po themi për pjesën e lojës, nuk është akoma grupi se Guindo është jashtë, Fernando na ndihmoi me disa minuta, Kasa është jashtë. Mendoj se nuk është më e mira, por shpejtësia e veprimit më shqetëson më tepër, në momentin që di se kam lojtarin në zonën e caktuar, shpejtësia e veprimit duhet të jetë më e konfiguruar drejt lojtarit”, tha Tetova