Sat, Feb 15, 2025

Einxhel Shkira publikon imazhet krah Dj Dagz dhe djalit! Moderatorja tregon barkun e rrumbullakosur dhe zbulon sa fëmijë dëshiron të ketë! Mesazhi për partnerin: Me ty do të bëja edhe…

  • PublishedFebruary 15, 2025

Einxhel Shkira publikon imazhet krah Dj Dagz dhe djalit! Moderatorja tregon barkun e rrumbullakosur dhe zbulon sa fëmijë dëshiron të ketë! Mesazhi për partnerin: Me ty do të bëja edhe…

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira i ka bërë bashkëshortit të saj, Dj Dagz, një dedikim të ëmbël për ditën e të dashuruarve.

Teksa ka postuar disa foto me partnerin dhe të voglin e saj, Trev, Eixhel ka zbuluar dhe barkun e saj të rrumbullakosur për të treguar se këtë Shën Valentin ata po e festojnë si një familje me katër pjesëtar.

Ndër rreshta Einxhel shkruan se për të është pak ti thotë “Të Dua” njeriut i cili i ka dhënë gjithçka dhe e bën të ndihet femra më me fat me vetëm një përqafim. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se me Dagz do të bënte edhe dy fëmjë të tjerë.

Te Dua” është pak ti them njeriut që më ka dhënë gjithçka! Njeriut që bëri çdo ëndërr timen realitet dhe mbajti cdo premtim të pa dhënë. Mashkullit që më bën të ndihem vogëlushe e brishtë, femër fatale, grua e forte dhe të gjitha ndjesitë e bukura në një përqafim,” shkruan moderatorja teka thekson: “Dj Dagz, me ty do i bëja dhe dy fëmijë të tjerë.”

Postimi i plotë:

Our 1st Valentine as almost 4❣️
“Te Dua” eshte pak ti them njeriut qe me ka dhen gjithcka !! Njeriut qe beri cdo enderr timen realitet dhe mbajti cdo premtim te pa dhene…Mashkullit qe me ben te ndjehem vogelushe e brishte, femer fatale ,grua e forte dhe te gjitha ndjesite e bukura ne nje perqafim…Faleminderit qe me do keshtu si jam❤️‍(p.s: @dj_dagz me ty do i beja dhe dy femije te tjere)

Kujtojmë që vetëm 1 muaj më parë çifti zbuloi se do të bëheshin prindër për herë të dytë. Ata e ndanë lajmin e ëmbël me fansat duke publikun ekografinë e bebes na barkun e Eixhel. Dyshja u dukën mjaft të lumtur teksa shkruanin në postimin e publikuar.

“3 vjet nga dita qe u bëmë Dy dhe sot te Tre presim te bëhemi 4 ❤️❤️❤️❤️

✨2Janar2022✨ Zoti na ka bekuar serish me dhuratën e tij me te çmuar…një jete e re po vjen mes nesh dhe ne nuk mund te ishim me mirënjohës dhe përulësisht falenderues qe familja jone po rritet

Ti ishe surpriza me e madhe e 2024 dhe dhurata me e bukur e 2025 Dad,Mom & your Brother can’t wait for You to be Ours