Emri/ Arrestohet 39-vjeçari i dënuar në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale! Do të ekstradohet drejt shtetit fqinj
Policia ka vendosur në pranga një 39-vjeçar, i cili rezulton i dënuar në Itali me mbi 4 vite burg, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Oltjon Shtylla u lokalizua dhe arrestua në Gramsh, ndërsa do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.
Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 26”.
Arrestohet në Gramsh, një 39-vjeçar i dënuar me mbi 4 vjet burgim, në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës, me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 26”, lokalizuan në Gramsh dhe arrestuan provizorisht, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Oltjon Shtylla, 39 vjeç.
Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.