Wed, Feb 19, 2025

EMRI/ Kërcënonte me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre adoleshent, arrestohet 57-vjeçari

  • PublishedFebruary 15, 2025

EMRI/ Kërcënonte me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre adoleshent, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi kërcënonte me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Bashkim Baçi, i cili pas një sherri për motive të dobëta, ka kërcënuar të shoqen dhe të birin.

“Si rezultat i reagimit në kohë dhe  veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi B. B., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njoftojnë blutë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Kanosi me mjet presës thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen e mundshme kriminale .

Vihet në pranga  57-vjeçari Bashkim Baçi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Podgorije, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten dhe djalin e tyre 16- vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe  veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi B. B., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.