“Grusht shteti”- Sali Berisha paralajmëron protestuesit që mbështetën Erion Veliaj në GJKKO: Do dënohen për pjesëmarrje në puç
Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protestuesit që shkuan në GJKKO në mbështjetje të Erion Veliajt në GJKKO se do të dënohen me për pjesëmarrje në puç.
“Do të kenë pasoja shumë të rënda ligjore për krimin e tyre elektoral. Ligji do ta shpallë këtë një krim të rëndë dhe të gjithë ata që angazhohen në këtë vepër penale do të gjykohen për shkeljet e tyre,” – deklaroi Berisha.
Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe zyrtarëve shtetërorë të mos përfshihen në veprime që, sipas tij, bien ndesh me Kushtetutën. Berisha gjithashtu akuzoi qeverinë dhe disa përfaqësues të saj për mbështetje të atyre që ai i cilësoi si bashkëpunëtorë në “krimin elektoral”.
Lidhur me zhvillimet në gjykatë, ai theksoi se “të gjithë ata që dolën atje do të dënohen për pjesëmarrje në puç”, duke e cilësuar situatën si një “grusht shteti” të organizuar kundër Partisë Demokratike.
Sali Berisha: Do të kenë pasoja shumë të rënda ligjore për krimin e tyre elektoral, ndaj edhe stop bashkautorësisë në krim elektoral.
I garantoj se ligji do të shpallë krim të rëndë krimin elektoral dhe do të gjykohen për këtë vepër penale në shumë aspekte.
Mos u angazhoni në krimin kushtetues. Sikundër të gjithë ata që dolën tek gjykata, do të dënohen për pjesëmarrje në puç, PD e cilëson grusht shteti.
Ndaj të përgatiten nga Rama dhe Ervin Hoxhaj, tek rrugaçë që goditën makinat e gjykatësve, rrogëtarë ë shtetit në orar pune. E respektojmë administratën dhe njerëzit që janë shërbëtorë të qytetarëve, por ata që i shërbejnë qytetarëve do të përballen me pasoja të rënda