Wed, Feb 19, 2025

“Një udhëtim emocional i dashurisë dhe bukurisë!” – Debutimi i paharrueshëm i artistes së njohur në “Shën Valentin”, habit këngëtarja me shitjet e albumit në vetëm pak orë

  • PublishedFebruary 15, 2025

“Një udhëtim emocional i dashurisë dhe bukurisë!” – Debutimi i paharrueshëm i artistes së njohur në “Shën Valentin”, habit këngëtarja me shitjet e albumit në vetëm pak orë

Këngëtarja dhe aktorja e njohur e grupit Blackpink, Kim Jisoo publikoi mini-albumin e saj të parë “Amortage” si soloiste ditën e Shën Valentinit, i cili u prit mjaft mirë nga fansat në mbarë globin pasi u shitën mbi 385,501 kopje vetëm në pak orë pas publikimit.

Mini albumi është bërë enkas për ditën e Shën Valentinit dhe përbëhet nga katër këngë:  “Earthquake”, “Your Love”, “TEARS”, dhe “Hugs & Kisses”.

“AMORTAGE” rrugëtimi i një dashurie që lulëzon mes një çifti është një bashkim i fjalëve “amor” (dashuri në spanjisht) dhe “montage” (montazh), e cila tregon fazat emocionale të dashurisë dhe  momentet e bukura të një marrëdhënieje.

Kjo shënon debutimin e dytë më të madh në shitjet e ditës së parë në historinë e “Hanteo chart” për një artiste solo koreane, pas daljes së mëparshme të albumit “Me” të Jisoos.

Këngëtarja 30-vjeçare bëri debutimin e saj solo në vitin 2023 me hitin “FLOWER” dhe “All Eyes on Me”, por “AMORTAGE” konsiderohet si  projekti i saj i parë i plotë, përveç projekteve muzikore me grupin “BLACKPINK”, që vjen pas publikimeve të këngëve solo të anëtareve të saj: LISA, JENNIE, dhe ROSÉ.

Albumi gjithashtu shënon projektin e saj të parë që nga nënshkrimi i një marrëveshje globale me “Warner Records” në janar 2025.