Po përshtatet te Betis, Antony nuk fshihet pas largimit nga United: E dija se do të isha shumë i lumtur këtu
Antony po përshtatet mjaft mirë te Betis. Sulmuesi brazilian, i afruar në janar në formë huazimi nga United, ka shënuar në kampionat ndaj Celtës, ndërsa ka realizuar edhe në Europë ndaj Gent.
24-vjeçari, u shpreh i lumtur, në intervistë ne dhënë pas suksesit 0-3 ndaj Gent në Conference League.
“Në zemrën time e dija se do të isha shumë i lumtur tek Betisi, isha i sigurt për këtë. Kjo fitore shkon për tigozët, ata nuk ndalojnë kurrë së mbështeturi neve”, tha Antony.
Pritshmëritë janë shumë të mëdha për pjesën e mbetur të sezonit, me Betis që shpreson të mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
(J.S/)