Wed, Feb 19, 2025

Surprizë emocionuese për Gjestin, banori në lot pasi takon motrën dhe vëllain

  • PublishedFebruary 15, 2025

Surprizë emocionuese për Gjestin, banori në lot pasi takon motrën dhe vëllain

Gjesti ka ndarë një histori shumë emocionuese në Dhomën e Rrëfimit, duke treguar për marrëdhënien e tij me familjen dhe momentet e vështira që ka kaluar. Ai nuk i ka kursyer as lotët, duke shprehur ndjenjat e tij më të thella. Pas rrëfimit, Gjesti pati një takim emocionues me motrën e tij, Blerinën, e cila e priste jashtë ambienteve të shtëpisë.

Takimi me motrën e solli një moment të veçantë, kur Gjesti, i emocionuar, i hodhi një batutë: “A ke gjetur ndonjë?” Blerina, me dashamirësi dhe mbështetje, i tha vëllait të saj të mos dorëzohej dhe të vazhdonte rrugëtimin e tij në shtëpinë e BBV. Ky moment e ka surprizuar gjithashtu Gjestin, duke e bërë më të fortë në këtë udhëtim të tijin.

Pas takimit me motrën, Gjesti u surprizua dhe nga vëllai i tij.