United e Tottenham në krizë totale, Amorim: Këtu ka më shumë presion
Nëse City qan, e sigurt është që United nuk qesh. “Djajtë e kuq” janë në një situatë akoma më të ndërlikuar, totalisht jashtë çdo objektivi sezonal. Të dielën, United përballet me Tottenham, një skuadër që gjithashtu është e përfshirë nga një krizë totale. Ruben Amorim është i qartë për situatën ku ndodhet, por konferencën për shtyp e nisi duke i thurur elozhe homologut të tij, Ange Postecoglu:
“Jam një admirues i madh i tij. Kemi dy kultura të ndryshme. Unë jam portugez, të gjithë portugezët dinë të përshtaten, e sigurt është që do ta bëjë edhe unë. Unë po punoj mbi një sistem që mendoj se është i duhuri, por nuk po fitojmë ndeshje, e kuptoj Postecoglou-n, kemi të njëjtat probleme. Në këndvështrimin tim, me gjithë respektin për Tottenham, unë jam në një klub më të madh, ka më shumë presion këtu”, u shpreh Amorim.
()