VIDEO/ Celta Vigo “kockë e fortë”, Sorloth shmang disfatën e Atleticos
Atletico Madrid regjistroi barazimin e dytë radhazi. Los Colchoneros u përballën këtë të shtunë ndaj Celta Vigos, me takimin e kampionatit që përfundoi 1-1.
Gjërat u komplikuan në maksimum për vendasit nga Madridi, teksa në minutën e shtatë Barrios u ndëshkua me karton të kuq.
Aspas ndezi festën mysafire në minutën e 68-të, atëherë kur ekzekutoi saktë një penallti. Sortloth vendosi ekuilibrat në minutën e 81-të, duke shmangur disfatën për Atletico Madrid.
(J.S/)