Berisha të hënën në SPAK, PD thirrje për mobilizim! Zbardhet mesazhi drejtuar strukturave të degëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e Apelit të GJKKO për “detyrim paraqitje”.
Lidhur me këtë, Partia Demokratike, i ka dërguar një mesazh strukturave të saj, përmes të cilit kërkon mobilizim për Berishën, nesër në orën 09:30 përpara selisë së SPAK-ut.
“Të dashur miq. Nesër diten e hënë në ora 9:30 sërish Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it! Ju lutem te mobilizojme strukturat e degeve për të qenë të gjithë aty. Në ora 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin drejtuar strukturave të PD.