Sat, Feb 22, 2025

Çift i ri në Hollywood?Tom Cruise dhe Ana de Armas kaluan Shën Valentinin së bashku

  • PublishedFebruary 16, 2025

Çift i ri në Hollywood?Tom Cruise dhe Ana de Armas kaluan  Shën Valentinin së bashku

Tom Cruise dhe Ana de Armas u panë duke shijuar një natë në Soho të Londrës në ditën e Shën Valentinit, duke ndezur thashethemet se ata janë çift.

Ylli 62-vjeçar dhe aktorja 36-vjeçare janë fotografuar më 13 shkurt, pas darkës në zonën e famshme Square Mile. Të dy nuk kanë nguruar të bëjnë foto me fansat e tyre dhe të bisedojnë me ta për disa minuta, përpara se të hipin në taksi. Të dy dukeshin në humor të mirë, duke u buzëqeshur ngrohtësisht kalimtarëve.

Ana de Armas ka shprehur edhe më parë admirimin e saj për Tom Cruise, duke folur për USA Today për kërkesat e skenave të aksionit në filmin “Ghosted”, ku ka punuar me Chris Evans.

Mirëpo, aktorja e kishte pranuar se ende nuk është në nivelin e Tom Cruise kur bëhet fjalë për skenat e rrezikshme. “Unë nuk jam ende në nivelin e Tom Cruise, por tani e vlerësoj 100% atë që ai bën dhe e kuptoj plotësisht pse e bën atë. Ai është vërtet mbresëlënës

Marrëdhënia e tyre duket se është e ngushtë, pasi në dhjetor janë parë duke shijuar sërish darkën së bashku.