Kartoni i kuq ndaj Osasunas, Bellingham: Kërkoj falje, ishte keqkuptim
Jude Bellingham u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Real Madrid luajti të shtunën ndaj Osasunas. Mesfushori i Los Blancos ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se gjithçka ishte keqkuptim dhe se nuk kishte fyer arbitrin.
“Mjafton ajo që u tha për keqkuptimin, thjesht doja të kërkoja falje që i vendosa shokët e skuadrës në një pozicion të komplikuar dhe të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre. Shihemi të mërkurën”- shkruajti ai.