Fri, Feb 21, 2025

KATEGORIA E PARË/ Besa mund Kukësin dhe mban gjallë luftën për ngjitjen direkte në Superiore

  • PublishedFebruary 16, 2025

KATEGORIA E PARË/ Besa mund Kukësin dhe mban gjallë luftën për ngjitjen direkte në Superiore

Besa u është kthyer fitoreve në Kategorinë e parë, duke mposhtur Kukësin për të mbajtur gjallë luftën për ngjitjen direkte në Superiore.

Skuadra kavajase ka dominuar që në startin e ndeshjes duke shënuar fillimisht me Abdulai e më pas me Nonaton, i cili ka hyrë menjëherë në ritmin e duhur në radhët e ekipit të drejtuar nga Emiljano Çela.

Avdiu shënoi një gol të shpejtë në fillimin e pjesës së dytë për të rihapur ndeshjen, por verilindorët nuk kishin forcën që të shënonin një tjetër gol e kështu panë kavajasit të merrnin tre pikët që çojnë përsëri në 9 pikë diferencën e këtyre të fundit me Flamurtarin që kanë më para në renditje. Ndërkohë, Kukësi mbetet në vendin e 10, i rrezikuar seriozisht për të rënë nga kategoria.


AlbaniaWeb.net