Wed, Feb 19, 2025

Publikimi i bisedës me Rozanën, miku i Olta Gixharit zbulon detajin e rëndësishëm

  • PublishedFebruary 16, 2025

Publikimi i bisedës me Rozanën, miku i Olta Gixharit zbulon detajin e rëndësishëm

Ditën e sotme, Eni Shehu, miku i ngushtë i Olta Gixharit, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozanës. Teksa ishte i ftuar në “Big Brother Fan Club”, ai zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”-i.

Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.

“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme,” tha Eni.