Roma “buzëqesh” në Tardini, kalon pengesën e Parmës
Roma kaloi pengesën e Parmës, teksa fitoi 0-1 në Tardini. Vendasit mbetën me një lojtar më pak pas gjysmë ore loje, pas daljes me karton të kuq të Leonit. Ekipi i Ranierit shfrytëzoi në maksimum superioritetin numerik dhe shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, falë golit të Soule.
Në pjesën e dytë mjaftoi menaxhimi i rezultatit, ndaj një kundërshtari që më shumë mendoi që të mos pësonte golin e dytë, sesa të provonte të sulmonte.