Tottenham feston ndaj “Djajve të kuq”, United bie keq në Londër
Tottenham mposhti Manchester United këtë të dielë pasdite, në Londër. Vendimtar në këtë takim rezultoi goli i Maddison, i realizuar pas vetëm 13 minutash lojë.
Spurs renditen në vendin e 12-të me 30 pikë. “Djajtë e kuq” po zhgënjejnë totalisht në këtë edicion, pasi e shikojnë veten në vendin e 15-të, me 29 pikë të grumbulluara.
Gjatë ditës është zhvilluar edhe takimi mes Liverpool dhe Wolves, sfidë kjo e mbyllur 2-1 në favor të The Reds.
()