VIDEO/ Tirana “fluturon” në “Elbasan Arena”, një gol i jep fitoren bardhebluve ndaj Skënderbeut
Tirana mundi 1-0 Skënderbeun në “Elbasan Arena”, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për kampionatin.
Frenklin tentoi të befasojë kundërshtarin, por goditja e tij nga larg nuk shkoi në portë.
Në mesin e fraksionit, një gjuajtje e Smaçit shkaktoi drithërima, e menjëhershme përgjigja e portierit Alia.
Pak më vonë, bardheblutë “flirtuan” me golin, me anë të Prengaj, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Portieri Selmani u thirr në apel pas një ore lojë, me Lukuinjas që dështoi të shënonte në brendësi të zonës.
10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Tirana fitoi penallti pas një kontakti Sabo-Vogli. Nga pika e bardhë u nis Bajrovic, i cili “përshendeti” rrjetën.
Tirana renditet në vendin e shtatë me 26 pikë dhe synon që të shpëtojë sezonin, duke arritur mbijetesën. Skënderbeu mbyll klasifikimin me 20 pikë.
(J.S/)