Sat, Apr 19, 2025

“Gratë e tyre i duan veshjet nga 3 mijë euro!”- Sula me fustan në Kuvend, thirrje SPAK-ut: Mos u merrni vetëm me rrobat e bashkëshortes së Veliajt, por dhe me 5D

  • PublishedFebruary 17, 2025

“Gratë e tyre i duan veshjet nga 3 mijë euro!”- Sula me fustan në Kuvend, thirrje SPAK-ut: Mos u merrni vetëm me rrobat e bashkëshortes së Veliajt, por dhe me 5D

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, përgjatë fjalës së tij në Kuvend, i bëri thirrje SPAK-ut që të mos hetojë vetëm fustanet e bashkëshortes së Erion Veliajt, por edhe çështjen 5D.

Me një fustan në dorë, Sula shprehet se e kishte blerë 45 mijë lekë të vjetra, duke theksuar se shumë gra shqiptare e veshin këtë rrobë pa pasur turp. Nga ana tjetër, Sula shtoi se gratë e disa qeveritarëve sipas tij e kanë për turp të veshin rroba të lira dhe duan që të kenë veshje 3 mijë euro e sipër.

Sula: Sigurisht që as kam ndërmend ose nuk jam marr asnjëherë me asnjë lloj problemi me bashkëshortët e asnjë kolegu këtu e as nuk jam për tu marrë asnjëherë. Por kjo ja vlen ta diskutosh dhe vlen të thuash këtë gjë që ta marrin vesh shqiptarët se si shpërdorohen parapatë e tyre nga ata që janë në qeverisje vendore apo qendrore…apo si përdoren nga bashkëshortët e tyre.

Ka kolegë ministra apo deputetë që nga 2021 deri në vitin 2023 një pallat këtu afër te shkolla ekonomike dhe di edhe për çështje private por nuk kam për të folur ndonjëherë dhe miqësisht i kam çuar haberin një personi ndërroni vend por mos ndërroni zanat. A është normale që bashkëshortet tona të politikanëve kush do qofshin të majtë e të dashtë të bëjë shpenzime luks që nuk i ka nga jeta e aktivitet privat por i ka nga jeta e aktivitetit polit. Sigurisht mund ta veshën një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra e nuk e kanë për turp.

Por ka zonja që duan të kenë veshje me vlera sa më të larta. Çdo grua shqiptare munda ta veshi një fustan 45 por gratë e këtyre e duan 3 mijë euro e shumë më shumë çmime të tjera të larta. SPAK i kërkoj të mos merret vetëm me fustane e bashkëshortes së Erion Veliajt por të merret edhe me 5D.