I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 44-vjeçari shqiptar i dënuar në Itali! Trafikonte drogë nga Belgjika me… (EMRI)
Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku de është i dënuar me disa vite burg.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Ilir Zotaj alias Zio Bushi, të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Ilir Zotaj alias Zio Bushi, dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.
Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 28”.
Lokalizohet, kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion, gjatë 24 orëve të fundit.
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 28”, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ilir Zotaj alias Zio Bushi, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Ky shtetas dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.
Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.