“Në rënie të lirë”, United mundet sërish, Amorim: I urrej humbjet, jam i shqetësuar për renditjen, jo për veten
Manchester United humbet sërish. Tashmë nuk përbën më asnjë lajm të ri, fakti që ekipi i Ruben Amorim, vijon të humbasë pafundësisht ndeshjet në Premier League. Një skuadër që prej kohësh e ka “humbur busullën”, duke shkuar në rënie të lirë.
Humbja e radhës ishte ajo në Londër ndaj Tottenham Hotspur, që i’u imponuan vendasve falë fitores 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 13 nga Maddison, që përfitoi nga një top jo i larguar mirë nga Onana, pas goditjes dhe me Maddison që ishte në vendin e duhur në momentin e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës.
United nuk zhvilloi një të keqe në pjesën e dytë, por momenti “Jo” i kësaj skuadre vihet re pikërisht edhe nga të tilla episode. Garnacho, Hojlung dhe Dorgu i afrohen ndjeshëm golit, por fati dhe merita e portierit italian Vicario, mbajnë portën e vendasve të paprekur. Përfundimisht Tottenham fiton 1-0, duke u ngjitur në vendin e 12 me 30 pikë, duke parakaluar kështu në renditje “Djajtë”, që mbeten në vendin e 15 me 1 pikë më pak.
Tekniku Ruben Amorim, dukey se i ka humbur fjalët për të komentuar difatën e radhës të skuadrës së tij:
“Diferencën e bëri fakti që ata shënuan, ndërsa ne jo. Më vjen vërtet keq, pasi krijuam shumë shanse për gol. I kuptoj fare mirë tifozë tanë. E urrej të humbasë. Nuk jam i shqetësuar për veten time, por për pozicionin në renditje”.