Propozimi i PD për Kodin Zgjedhor, Majko: Kërkesa ndryshon thelbësisht rregullat e lojës në këtë moment ku është procesi zgjedhor është.
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, lidhur me propozimin e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, e cilësoi këtë kërkesë, në këtë fazë të procesit zgjedhor si ndryshuese të rregullave të lojës.
Në diskutimin që është bërë për ndryshimet në Kodin zgjedhor, opozita ka paraqitur një propozim interesat.. Të dyja palët kanë rënë dakord që propozimet e opozitës që për votimin me pasaporta të huaja të vlerësohen nga komisionin rregullator i KQZ, e lidhur kjo edhe me ndryshimin e fundit të propozuar nga opozita, në pikën 4 neni 24, ku komisioni rregullator do të vendosë në mënyrë të paprecedentë nëse do të votohet ose jo nga shtetasit shqiptarë jashtë, me votim me 4 vota, votim i cilësuar, mua personalisht kjo më mban erë që s’dua ti vë emërim.
Nëse do t’ia lëmë komisionit rregullator, për një fakt që ndryshon rregulla e lojës, do të jetë një arsye që votimi nga jashtë të bllokohet. Do të ishte e papërgjegjëshme që ky arsyetim të trokasë në KQZ.
Pyetja ime publike është çfarë do të ndodhë me shpenzimet financiare te realizuara nga KQZ tani e në vazhdim, nëse pika 4 neni 24, propozim i opozitës aktuale, ky komisionin nuk do të ketë votat e nevojshme për të miratuar votimin për herë të parë të shtetasve jashtë vendit, pra të dalë 3 me 2, dhe të mos realizohet shumica e cilësuar prej 4 votash? Kam përshtypjen se konsensusi i opozitës për t;ia kaluar propozimin Komisionit Rregullator, krijon një precedent shumë të rrezikshëm. Mbi 100 mijë veta kanë aplikuar. Nëse ecët me logjikën që Komisioni Rregullator të vendosë kemi kaluar një krizë nga një sallë me 140 veta në një sallë me një grup njerëzisht prej 5 vetash.
Shpresoj te ndërgjegjja kolektive e 5 vetave që të mos ndërmarrin hapin aventuresk dhe me demek pse nuk u realizua kërkesa e opozitës që të votohet me dokumente të huaja tu heqim të drejtën shtetasve shqiptarë jashtë vendit të regjistruar tashmë, të votojnë. Kjo të ishte një aventurë e rrezikshme.