Rezultatet e testeve të kryera tregojnë gjendjen e rëndë shëndetësore të Papa Françekut! Zëdhënësi i Vatikanit: Ka nevojë për ndryshim të ilaçeve
Infeksioni i traktit respirator të Papa Françeskut po paraqet një “pamje komplekse klinike” dhe ai do të duhet të qëndrojë në spital, thotë Vatikani, pasi shqetësimet për shëndetin e tij gjithnjë e më të dobët po rriten.
Zëdhënësi Matteo Bruni tha se rezultatet e testeve të kryera ditët e fundit tregojnë se Papa po vuan nga një “infeksion polimikrobial i traktit respirator” që kishte nevojë për një ndryshim të mëtejshëm në terapinë e tij me ilaçe.
Infeksionet polimikrobike shkaktohen nga një përzierje e viruseve, baktereve, kërpudhave dhe parazitëve.
Nuk dihet sesa Papa do të qëndrojë në spital, por zëdhënësi tha se kompleksiteti i simptomave të tij “do të kërkojë një qëndrim të përshtatshëm në spital”.