Shpërdoroi raste pafund, Lautaro merr vlerësimin e ulët nga mediat italiane
Nëse të gjithë prisnin që ai të bënte diferencën tek skuadra e Inzaghit, Lautaro u kthye për zhgënjimin e tifozave interistë, në protagonistin negativ të mbrëmjes të së dielën në Torino, në “Derbin e Italisë” ndaj Juventus.
Lautaro u vlerësua me notën e ulët 4.5 nga La Gazzetta dello Sport, falë një performance jo të mire, me kapitenin që shpërdoroi raste pafund sidomos gjatë pjesës së parë.
Po sikur të mos mjaftonte kjo, në fund shumë polemika ndaj gjyqarit Mariani dhe një Lautaro aspak i qetë, që la fushën e blertë duke shfryrë, në një ndeshje ku sulmuesi interist ndjeu përgjegjësinë për të mos konkretizuar rastet e humbura.