Aksidenti në aeroportin e Torontos/ Momenti kur avioni përplaset në pistë dhe shpërthen në flakë (VIDEO)
Është publikuar momenti kur një avion i Delta 4819, u përplas në pistë gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson, në Toronto të Kanadasë, duke lënë të plagosur disa pasagjerë.
Një video e publikuar në rrjetin social “X”, tregon shumë qartë momenti kur avioni i afrohet pistës me rrotat normalisht poshtë dhe më pas, sapo prek pistën, anohet djathtas, krahu thyhet, pastaj rrokulliset dhe shpërthen në flakë.
Avioni vazhdon të rrëshqasë në pistën me dëborë dhe zhduket plotësisht nga pamja dhe retë e tymit pushtojnë zonën.
Videoja është xhiruar nga kabina e një avioni tjetër që po priste që fluturimi Delta të përfundonte procedurat e uljes.