Aksioni i RENEA-s në banesën e Safet Bajrit, reagon avokati: S’ka lidhje me grupet kriminale! I kanë shkuar disa herë në shtëpi dhe…
Avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj ka reaguar në lidhje me aksionin e RENEA-s, ku u zhvilluan edhe kontrolle në banesën e Bajrit, por ai nuk u gjet.
Gazetarja Klodiana Lala lexoi mesazhin e avokatit, që sipas tij nuk ka asnjë provë që e lidh atë me grupet kriminale.
“Në lidhje me Safet Bajrin nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal. Disa herë i kanë vajtur në shtëpi dhe ka qenë i hapur me hetimin dhe është i gatshëm të përballet me këtë hetim. Sesi lidhen tre ngjarjet kriminale është çështje e prokurorisë”, lexoi gazetarja Lala mesazhin e avokatit.